Shl-Kosova po zbaton projektin “UNDP-se dhe ReLOaD2.” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur komunat në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizoje disa aktivitete për të cilat eshte i nevojshëm ambienti per zhvillimin e tyre dhe sherbimi per ushqim i pjesmarresve.
Datat e aktivitetit 18,19 dhe 20 Janar ne total 25 persona!
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 17.01.2024 , në adresën e e-mailit: [email protected] ose ose në adresën postare Gezim Hamza Piktori no 96
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, Shl-Kosova do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme. Cmimet te jene pa TVSH
Përshkrimi i mallit/ shërbimit/
Çmimi/njësi
1 Fjetje, me mengjes per 25 persona per 2 net
2 Dreka 3 per 25 persona pije freskuese +Supë + sallate+ pjata kryesore me mish, peshk ose pule (meny)
3 Darka 2 per 25 persona pije freskuese +Supë + sallate+ pjata kryesore me mish, peshk ose pule (meny)
4 Salla trajnimesh adekuate
Specifikime te pergjithshme teknike:
Sallat të kenë kushte të mira për sistemimin e pjesmarrësve, me energji elektrike të vazhdueshme dhe me kondicionim. Shërbimi të jetëcilesor dhe në momentet e kërkuara.
Drekë për pjesmarrës do të ofrohet në ambjentet e organizimit të aktivitetit,
Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën __18,19,20 Janar____________. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues
Kushte të përgjithshme:
Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e komunes _______Prizrenit_
Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës [email protected] ose brenda datës ose në adresën postarete siperpermendur.
Nuk pranohen ofertat dorazi.
Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në EUR dhe duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e marre deri nje dite para postimit te ofertes;
Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër. Në rastin e menuve të ofruara nga lokali, të dorëzohet menuja e propozuar;
Numrin e llogarisë bankare.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

